Hansi Flik u duk i kënaqur pas fitores 2-1 të Barcelonës ndaj Albacetes në stadiumin “Carlos Belmonte”, një fitore e luftuar fort që siguroi vendin e tyre në gjysmëfinalet e “Copa del Rey”.
Trajneri gjerman vlerësoi arritjen, mbrojti qëndrimin e ekipit të tij dhe theksoi vështirësinë e këtyre raundeve eliminatore, veçanërisht me një orar kaq të ngjeshur.
“Këto janë llojet e ndeshjeve që duhet t’i fitojmë. Jemi në gjysmëfinale dhe jemi të lumtur”, tha Flik, i cili këmbënguli se Barça e meritonte fitoren pavarësisht vështirësive në fund.
“Ishte një ndeshje e vështirë, patëm shumë raste. Nëse shikoni se si luajtëm të mërkurën, të shtunën dhe sot, të martën, ekipi po lufton deri në fund. Këto ndeshje të Kupës duhet të fitohen dhe ne i fituam”, deklaroi ai. Ekipi është gjithmonë gati dhe gjithmonë i përgatitur. Ne e meritonim fitoren” – përfundoi Flik.


