Florian Marku ka fituar në debutimin e bërë në boks, ndaj serbit Nikola Janicijevic. Luftëtari shqiptar ka mbyllur gjithçka që në raundin e parë, në një betejë që nuk kishte asgjë për të diskutuar.
Në Ulm të Gjermanisë, Marku ka fituar sërish me knock-out. Një kapitull i ri për shqiptarin, që ka arritur të fitojë 7 herë dhe të mos marrë asnjë humbje në MMA.
Ndërkohë kundërshtari i tij, Janicijevic, ka pësuar kështu humbjen e katërt në po kaq ndeshje të zhvilluara në arenën e boksit.
Shumë fitore këto të marra nga ana e Florian Markut në arenën e dyluftimeve, por gjithmonë ka pasur dyshime rreth aftësive të kundërshtarëve të tij, sa i përket sportdashësve shqiptarë. /Shqiperia.ch/