Pas shume kohesh Florind Bardulla eshte rikthyer dje te luaje ne nje ndeshje. Pavaresisht se miqesore ajo ndaj Veleçikut, per mesfushorin e Vllaznise ka qene shume e rendesishme sepse ka qene nje test per te, pas mungesave te gjate ne fushen e lojes.
Mesfushori i kuqebluve sezonin e kaluar nuk ka luajtur thuajse fare per shkak te nje demtimi dhe po ashtu edhe ne kete sezon iu bashkua ekipit vetem gjate stervitjes qe ai zhvilloi ne Oher, por duket se gjerat kane shkuar dhe perveçse nuk po ndjen me asnje shqetesim sa i takon demtimit qe ka patur, edhe forma e tij fizike po shkon drejt maksimales.
Me grinten qe e karakterizon, pritet te jete nje element shume i rendesishem ne dispozicion te stafit teknik, megjithese duhet pranuar se tashme konkurrenca eshte e madhe edhe per qendren e mesit te fushes, pozicion ku ai luan.
Megjithate Bardulla eshte i gatshem per te rivalizuar me te tjeret dhe per te merituar nje vend ne formacion dhe per te ndihmuar Vllaznine ne arritjen e objektivave te saj te ketij sezoni.
www.shkodrasport.com