Vllaznia U-21 ka luajtur pasditen e sotme kundër Kukësit U21, ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore te kesaj grupmoshe. Perpos fitores se vendasve me rezultatin 2-1, ajo qe ka mbetur ne mend nga kjo perballje ka qene menyra e realizimit te golit te pare.

Një skeme perfekte e shkodranëve ne nje goditje denimi që gjejnë të papërgatitur kuksianët duke bere qe topi te perfundoje ne rrjete.

Ka qene Pjeshka ai qe e ka ekzekutuar kete goditje, duke pasuar shkurtazi tek Dulaj dhe ky tek Delaj qe krejtesisht i zbuluar, perballe portierit mik nuk ka hezituar ta çoje topin ne rrjete.

Më poshtë shihni golin e shënuar nga kuqeblutë 21-vjeçarët kuqeblu të cilët ndodhen ne vendin e pare te renditjes dhe jane shume prane shpalljes kampione te vendit.

Kujtojmë që Antonio Delaj është pjese e ekipitn te parë te Vllaznise dhe madje ne ndeshje e fundit luajti pak minuta ne ndeshjen ndaj Egnatias. Sot lojtari ka shkëlqyer duke konkretizuar siç duhet goditjen e dënimit.