Ne stervitjen e sotme te Vllaznise kane munguar dy futbolliste per arsye demtimi, pikerisht Victor da Silva dhe Herald Marku.

Por nderkohe ajo qe eshte vene re ka qene prania e nje lojtari te ri. Behet fjale per 18 vjeçarin Geralb Smajli i cili vjen nga ekipi i te rinjve te Vllaznise.

Me kete ekip ai ka bere paraqitje shume te mira dhe ndonese luan ne rolin e mbrojtesit te majte, shquhet edhe per lojen e tij perpara dhe madje eshte edhe autor i disa golave.

Paraqitje te tilla kane bere qe ai te thirret vazhdimisht ne grumbullimet e kombetares U19, madje kohet e fundit ka qene edhe pjese e kombetares U21.

Ende nuk eshte e qarte nese Smajli do te vazhdoje te stervitet me ekipin e pare deri ne fund te kampionatit, ai thjesht per disa dite. Kujtojme qe kampionati i te rinjve ka hyre ne fazen finale dhe Vllaznia U19 ka fituar trofeun e pare, ate te Kampionit te Veriut dhe tashme synon dhe titullin kampion dhe fitoren e Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/