Vllaznia do te luaje neser ne Laç ndaj skuadres vendase nje perballje shume te veshtire, te vlefshme per javen e fundit te fazes se pare te kampionatit te Kategorise Superiore.

Do te jete nje ndeshje shume e veshtire ndaj nje skuadre e cila pavaresisht fillimit jo te mire te kampionatit, ka ne perberje te saj lojtare cilesore dhe ne fakt eshte ndertuar per te qene pretendente.

Veshtiresia e kesaj ndeshje rritet edhe me shume kur ke parasysh se Vllaznise gjithmone e ka patur te veshtire te fitoje ne kete fushe. Kete e tregojne me se miri statistikat e kesaj perballje.

Skuadra shkodrane ka luajtur ne Laç 26 here gjithsej ne historine e kampionateve shqiptare dhe Vllaznia ka fituar 7 here, nderkohe qe ka arritur 3 barazime dhe eshte mundur 16 fitore Laçi.

Keshtu, hera e pare qe ajo ka fituar ka qene me 16 tetor 1993 kur dy golat e Suad Licit do t’i jepnin fitoren 2-0 ndaj Laçit brenda ne fushen e tij. Po ashtu me 19 shtator 1998 kur fitonte 1-0 me golin e Altin Xhahyses.

Vllaznia ka fituar edhe njehere 7-1 ndaj Laçit ne nje ndeshje qe duhej te luhej ne Laç por qe u luajt ne Shkoder, pikerisht me 18 dhjetor 2004, me gola te shenuar nga Hamdi Salihi (3), Suad Lici, Kraja, Vioresin Sinani dhe nje autogol i Samarxhi. Kjo ndeshje nuk mund te quhet se eshte luajtur ne Laç pavaresisht se ne kalendar ishte ashtu.

Hera e trete ka qene me 14 maj 2005 me shifrat 2-1, fale dy golave te shenuar nga braziliani Abilio. E katerta ka ndodhur me 11 dhjetor 2010 kur Vllaznia fitonte 1-0 me golin e vetem te Olsi Gocajt. Po ate kampionat, me 16 prill 2011 shkodranet do te fitonin serish, kete here 3-1 me gola te Vioresin Sinanit, Olsi Gocajt dhe Ndriçim Shtubines.

Nderkohe ka fituar edhe me 23 mars 2014 me rezultatin 2-0 fale golave te shenuar nga Arsid Kruja dhe Ndriçim Shtubina. Qe nga ajo ndeshje, pra prej 6 vitesh e gjysem, Vllaznia nuk e njeh me shijen e fitores ne fushen e Laçit dhe madje nuk ka arritur te marre as dhe nje barazim./SHKODRA-SPORT.COM/