Luhet duke filluar nga ora 13:00, ndeshja mes Apolonisë dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore. Shkodranët vijnë si favoritë në këtë sfidë, dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të ndjekur hapin e kryesuesve.

Nga ana tjetër Apolonia është skuadra më e rrezikuar momentalisht për të rënë nga kategoria, ndonëse matematika i mban ende në lojë. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që d të kërkojnë të dalin në fund me kokën lart nga ndeshja.

Për sa i përket formacioneve, Kamarata e vendos skuadrën me 4-3-3, ku në mbrojtje luan Sota me Asllanajn, me Omerin dhe Zogën që rreshtohen nga krahët, në sulm, luan Levendi dhe Mihana.

Te Vllaznia nuk ka shumë ndryshime, me Brdariç, që e vetmja lëvizje është ajo e Imerit, i cili aktivizohet në vendin e Jonuzit të dëmtuar.

FORMACIONET ZYRTARE:

APOLONIA: Harizaj, Omeri, Asllanaj, Sota, Zoga, Jeboah, Shanaj, Smaçi, Mihana, Levendi, Gjata. Trajner: F. Kamarata.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Imeri, Marku, Hoxhaj, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th Brdariç.