Njeri luajti 51 minuta ne ndeshjen e se enjtes ndaj Universitatea te Krajoves dhe beri shume pak per te ndihmuar skuadren e per te zbatuar detyrat e ngarkuara nga trajneri. Tjetri u aktivizua ne vendin e tij dhe luajti 39 minuta, por e beri me mire punen dhe mori edhe pergezimet.

E kemi fjalen per dy sulmuesit e Vllaznise, Ante Aralica dhe Kaina Nunes Da Silva Amarante. Stafi teknik vazhdon t’i besoje kroatit, nisur edhe nga eksperienca me e madhe tek kjo skuader, por ai nuk po e justifikon kete besim. Per me teper qe ka edhe tifozet kunder.

Ndersa braziliani vjen pas 5 muajsh te shkelqyer te kaluar tek Kastrioti dhe deshiron te beje mire edhe te Vllaznia. Nese vazhdon keshtu, do ta fitoje shume shpejt vendin e titullarit tek kuqeblute.

Trajneri Josa pas ndeshjes se pare qe u mbyll ne barazim 1-1, i pyetur per dyshen e sulmit u shpreh: “Kaina bëri punën që i thamë, ndersa Aralica duhej të bënte punën më mirë”.

Nisur nga kjo, por edhe shume arsye te tjera, me shume mundesi ne Krajove si titullar do ta nise kete here Kaina, ndersa Aralica duhet te kape stolin, per te reflektuar dhe per te menduar nje prezantim me te mire kur t’i jepet mundesia tjeter.