Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë sot testin e dytë miqësor këtë fund marsi. Kuqezinjtë e Rejas do presin në “Air Albania” Gjeorgjinë, duke nisur nga ora 18:00.

Sfida e kryeqytetit vjen pas humbjes 2-1 me Spanjën në Barcelonë tre ditë më parë, me kuqezinjtë që dhuruan një paraqitje të mirë dhe u ndëshkuan në minutën e 90.

Dueli i sotëm pritet të ketë ndryshime, teksa italiani i stolit ka premtuar se do provojë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion. Plot shtatë ndryshime nga ndeshja me Spanjën pritet të jenë sot në fushë, duke mos anashkaluar surprizat.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (3-5-2): Strakosha, Ismajli, Gjimshitit, Kumbulla, Roshi (Hysaj), Ramadani, Asllani, Çekiçi, Lenjani, Broja, Manaj