HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFormacioni anti-Kukësi, trajneri Gjoka vendos të ndryshojë sërish

Formacioni anti-Kukësi, trajneri Gjoka vendos të ndryshojë sërish

Nëse në ndeshjen ndaj Partizanit nuk mundi të ndryshonte shumë gjëra ngaqë vetëm tre ditë e drejtoi skuadrën në stërvitje, për takimin e rradhës me Kukësin pritet që trajneri i ri i Vllaznisë Ernest Gjoka të ndryshojë sërish. Si në emrat e futbollistëve që do të hedhë në fushë ashtu edhe në skemën dhe mënyrën e lojës.

Sa i takon formacionit ai ende nuk është zbuluar megjithatë pritet të ketë sërish ndryshime. Java që po mbyllet i ka shërbyer aq sa duhet për të provuar zgjedhja të tjera dhe mënyra të tjera të të luajturit. Aktualisht askush nuk mundet të thotë si do të luajë Vllaznia të dielën në Kukës megjithatë objektivi është i qartë: Do synohet marrja e pikëve, aq të domosdoshme për kalimin e situatës jo të mirë që skuadra kaloi së fundmi.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments