Një ekip yjesh, me lëndime të liga mentit të gjurit dhe që arrin në total vlerën e 392 milionë paundëve (sipas “transfermarkt”) është aktualisht i dëmtuar. Dhe ata mund të ndërtojnë fare mirë një skuadër që nëse do të ishte në fushë së bashku, do të mund të rivalizonte për të fituar Ligën e Kampioneve këtë sezon.
Një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar të përparmë është një nga dëmtimet më të rënda që mund të pësojë një futbollist. Lëndimi i gjurit kërkon një operacion të menjëhershëm për të nisur rrugën e gjatë dhe të lodhshme drejt riaftësimit. Si kohë bazë rikuperimi mjekët japin 9 muaj. Në portë është Tibo Kurtua (49 milionë paund), dy herë fitues i Premier Ligës dhe tre herë fitues i La Ligës. Jurrien Timber i Arsenalit (36.5 milionë paund), Uesli Fofana i Çelsit (34.5 milionë paund), Tajron Mings i Aston Vilës (19 milionë paund) dhe Ivan Perisiç i Totenhemit (3 milionë paund), janë të gjithë të lënduar me një kohë shumë të gjatë rikuperimi këtë sezon.
Ndërsa Reali i Madridit, përveç Kurtuasë, ka një lojtar të dytë të lënduar me një problem në ligamentin e kryqëzuar, qendërmbrojtësin Eder Militao (60 milionë paund). Edhe Aston Vila ka një futbollist të dytë në infermieri me të njëjtin problem, mesfushorin Emi Buendia (24 milionë paund). Atij i bashkohet ylli i Barcelonës, Gavi (78 milionë paund), i cili konsiderohet nga shumë si i talenti më i mirë në futbollin botëror. Ai pësoi një dëmtim të tmerrshëm në fitoren 3-1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë.
Në majën e sulmit janë tre lojtarë, udhëhequr nga ikona e Brazilit, Nejmar (43 milionë paund), i cili u dëmtua ndërsa luante me Brazilin e tij kundër Uruguait dhe do t’i mungojë Al-Hilalit deri vitin e ardhshëm. Krahas tij është Jeremy Pino i Vijarealit (30 milionë paund), i cili ishte përmirësuar shumë për klubin e tij përpara se të pësonte dëmtimin e rëndë. Dhe në fund është Bril Embolo (13 milionë paund) i Monakos, i cili dëmtoi ligamentin e gjurit t tij në stërvitje përpara nisjes të sezonit.