Home FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Formacioni, ja si do të luajë Vllaznia sot në Lushnjë

Formacioni, ja si do të luajë Vllaznia sot në Lushnjë

0
Formacioni, ja si do të luajë Vllaznia sot në Lushnjë
logo vllaznia corel 11

Pas gati dy orësh do të startojë në Lushnjë ndeshja shumë delikate e javës së 19-të të Superligës, ajo në mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë.

Trajneri Ernest Gjoka mësohet të ketë bërë tashmë gati edhe formacionin që do të hedhë në fushë teksa ka disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit.

Në portë do të jetë sërish Sherri ndërsa në mbrojtje para tij do të luajnë Gocaj nga e djathta, Berisha e Malota në qendër dhe Mersini në të majtë.

Në mesfushë ndërkohë rikthehet Orelesi që do të luajë në qendër bashkë me Tafilin ndërsa në krahë do të luajnë Lika e Kalaja.

Para tyre, në rolin e mesfushorit të avancuar do të jetë Vucaj që do të mbështesë Sukajn në sulm.

Vllaznia e ka për detyrë ta fitojë këtë ndeshje dhe për këtë arsye, jo vetëm i duhet të mbrohet me kujdes por edhe të kërkojë të shënojë medoemos.
www.shkodrasport.com