Kupa e Botës u mbyll me finalen Francë-Kroaci që përfundoi me fitoren 4-2 të “gjelave”. Pas përfundimit të eventit futbollistik më të rëndësishëm të globit, “BR/Football” ka publikuar formacionin më të mirë të Botërorit, që dominohet nga lojtarët e Francës.

Në këtë Botëror bën pjesë edhe kapiteni i Suedisë Granqvist, i cili arriti të shënonte 2 herë me 11-metërsh.

Portier: Tibo Kurtua (Belgjikë).

Mbrojtësit: Kieran Tripier (Angli), Andreas Granqvist (Suedi), Diego Godin (Uruguai), Lukas Hernandez (Francë).

Mesfushorët: N’Golo Kante (Francë), Pol Pogba (Francë), Luka Modriç (Kroaci).

Sulmuesit: Kiljan Mbape (Francë), Eden Hazard (Belgjikë), Romelu Lukaku (Belgjikë).