Për herë të parë pas shumë vitesh, Kristiano Ronaldo do të ndjekë “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës si një tifoz i thjeshtë futbolli. Portugezi, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kësaj përballje të madhe në Spanjë, vazhdon të mbetet një tifoz i madrilenëve, edhe pse tashmë është pjesë e Juventusit.

Këtë, ai nuk ka ngurruar ta shprehë edhe nëpërmjet një mesazhi të dhënë për të përditshmen spanjolle “AS” pak orë para fillimi të sfidës.

“Kam shumë respekt për Barcelonën, por Real Madrid e kam gjithmonë në zemër. Për këtë arsye, shpresoj që Real Madrid të jetë i lumtur në ndeshjen e sotme”, ishin fjalët e Ronaldos.

Ronaldo ka shënuar 18 gola në “El Clasico” gjatë karrierës së tij në Spanjë. 12 nga këto gola ai i ka shënuar pikurish në “Camp Nou”, duke u kthyer kështu në lojtarin që i ka realizuar më shumë katalanasve në fushën e tyre në histori. Ai shënoi edhe një nga golat e ndeshjes së fundit që u mbyll 2-2 në javën e 36 të kampionatit spanjoll në edicionin e kaluar./vipsport/