Besëlidhja synon që të kap vendin e dytë deri në fund të sezonit, e për të shpresuar më pas te kalimi në elitë, nëpërmjet dy finaleve. Sepse lezhjanët nwse dalin të dytët do të përballen me vendin e dytë në Grupin B të Kategorisë së Parë.

Por, edhe nëse fitojnë atë sfidë, më pas do të kenë të drejtën që të përballen me skuadrën e vendit të tetë në Superiore qe me shume te ngjare do te jete Vllaznia, me te cilen besojne se edhe mund t’ia dalin.

Lezhjanët janë një nga ekipet që në dy dekadat e fundit e kanë kërkuar me ngulm Superioren, por edhe pse kanë invetsuar dhe kanë afruar lojtarë cilësorë, afrikanë apo serbë, apo dhe nga Superiorja e Kategoria e Parë, sërish nuk ja kanë dalë.

Në Lezhë tashmë janë përqednruar te sfida e radhës me Erzenin në Shijak, ku lezhjnë duhet që të mos dalin pa pikë.