Vllaznia ka zhvilluar mesditen e sotme seancen e saj stervitore te rradhes ne pragndeshjen me Apolonine. Nen drejtimin e stafit teknik, futbollistet kane zbatuar programin stervitor te dites dhe atmosfera ne kampin kuqeblu duket e mire.
Por, nderkohe ajo qe ka rene ne sy gjate kesaj seance stervitore ka qene “look”-u i ri i mbrojtesit maqedonas Aleksandar Isaevki. Jemi mesuar duke e pare me floket e gjate dhe te lidhur prapa dhe kjo ka bere qe shumekush te mos e njihte.
Madje, ka patur nga ata qe kane pyetur se “kush eshte ky futbollisti i ri qe eshte ne stervitje?”. Por ne fakt ka qene ai, numri 18 i kuqebluve, Aleksandar Isaevski.
Mbrojtesi i majte i kishte prere floket dhe kjo i ka sjelle nje pamje tjeter, gje qe i ka bere shumekend te vinte ne dyshim nese ishte ai apo jo.
Tifozet shkodrane ne fakt shpresojne qe ky “look’-u i ri te sjelle edhe nje ndryshim ne loje te ketij lojtari sepse duhet pranuar qe ne ndeshjet e fundit nuk ka qene ne lartesine e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/