Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet së bashku me legjendën e futbollit Rikardo Kaka, ish-lojtari i Milanit dhe Real Madridit.
Duka ndodhet jashtë vendit, në një kongres të organizuar nga FIFA, pasi Duka është anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FIFA.

