Duke hapur celularin sot ne mengjes, me terhoqi vemendjen nje pershendetje nga ato te zakonshmet te kryeministrit Edi Rama drejtuar shqiptareve: Arriti ne Durres autobusi i Romes!!!

Ne foto dukej edhe autobuzi i kubit “AS Roma” dhe mascoti tradicional i ketij klubi. Ppadyshim ngjyra “giallorossi” krijonte reflekse si te nje pikture moderne.

Ishte nje lajm befasues ky i dhene nga nje kryeministri qe do t’i thoshte shqiptareve se edhe ky lajm me takon mua si kryeminister per t’u servire mediave sigurisht atyre te majtave.

Shume i zoti kryeminister qe i del koha per t’u marre me te tilla lajme, kur populli i tij ka humbur orientimin e busulles, nga korrupsioni, vra.sjet, vjedhjet, varferia e tejskajshme.

Me te tilla sensasione ai mendon se te gjithe shqiptaret do te harrojne problemet e dites ku kryesorja eshte sigurimi i bukes se gojes.

Kryeminister per koke te kryeministrit qe mendon se intervista e tij ne sportiven “Corriera della Sera” i ka bere me krah shqiptaret te cilet mesuan se nje gjyshe i ka rrenjet ne Trieste, njehere ka thene ne Shkoder, pra nuk dihet sesa gjyshe mund te kene pasur.

Po tek autobuzi i Romes çka dojshe me i tregue bashkekombesve tuaj kur ato edhe ti nuk kishe lindur e kishin pa kete autobus kur si studente e tregtare mbushnin stadiumin e Romes per te ndjekur futbollistin e saj Naim Kryeziu, kur ne vitet e diktatures enveriane ato shpiknin antenat per te pa kampionatin italian ne RAI?

Dhe para 30 viteve shqiptaret qe gjeten token e premtueme, Italine, i befasuen ato kur jo vetem njihnin me dhembe e dhemballe historine futbollistet e kombetares italiane, te Interit, Milanit, Romes, Juventusit etj.

Afro tri dekada me pare djali im, Besniku, si te gjthe moshataret e tij gjimnaziste, u hodh pertej Adriatikut dhe filloi unversitetin per shkenca politike ne Firenze. Letren e pare qe me dergonte kishte edhe nje foto te ekipit te Interit per te cilen skuader benim tifo familjarsht. Dhe sot ketu ne Itali nuk e kemi tradhetuar Interin ku trajneri Mourinjo i ktheu lavdine Internacionales italiane.

Mourinjo u be pjese e te gjtheve edhe ketu ne Firenze dhe kur iku nga Interi asnje nuk e tradhetoi skuadren milaneze, jo si ju qe per hir te nje finalje ne Tirane ku Roma i Kumbulles shkodran do te jete krenaria e shqiptareve, e braktisni Juven.

Tifozllek komercial, tifozllek per te treguar se futbollin e kam detyre e angazhim me pare se FSHF dhe presidenti i saj Armando Duka.

Nje gje e vertete duhet thene: Finalen e 25 majit e solli Duka ne Tirane kurse Rama solli autobuszin. Dhe me kete rast te ardhjes se autobuzit jo nga Italia por nje planet tjeter, kryebashkiaku Lali Eri te mos u msheh miqve italian qe drejtojne autobuzin, historine e autobuzit urban te Lanes.

Po neser çfare do afroje facebooku i Edi Rames? Mos u habisni, ndoshta nje foto me Mourinjon nga mberritja e Romes ne Rinas.
Namik Mehmeti
Firenze 23.05 2022