Futbollisti i Kombëtares sonë, Odise Roshi i cili aktivizohet në rusi me Akhmat Grozny është duke shijuar pushimet e fundvitit.
I njohur ndryshe si “Raketa”, Roshi vetëm pak ditë më parë do të zbulonte dhe dëshirën e tij të madhe transferimin në Seria A, ku nuk ngurroi të thoshte se ekipi që bënte tifo ishte Milani.
Teksa shijon pushimet në Amerikë, Roshi ka patur mundësinë të takoj qoftë edhe për një foto agjentin e njohur, Mino Raiola. Raiola është një prej menaxherëve më të mirë në botë, ku dhe njihet për transferimet e tij të bujshme.
Sulmuesi fierak ka zbuluar në instagramin e tij një foto me të, ndërsa të gjithë shpresojnë që përveç fotos të ketë një ndihmë sado të vogël për tu transferuar në një ekip të Seria A. Pse jo të jetë Milani?!newsport/