Pas Hysen Zmijani, nje tjeter ish- futbollist i Vllaznise dhe serish nje mbrojtes si Elvin Beqiri eshte shfaqur kritik per disa gjera qe nuk po shkojne ashtu si duhet te skuadra e sivjetme.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Show” ku eshte ndalur edhe tek reparti i mbrojtjes per te cilin ka patur kritika per merkaton e zhvilluar, e po ashtu ka kritikuar skuadren edhe ne disa aspekte te tjera.

“Duke e krahasuar me nje sezon me pare, starti i ketij kampionati nuk eshte ai qe kemi pritur. Kete sezon Vllaznia eshte futur si pretendente, ndryshe nga kampionati qe shkoi. Deri me tani ekipi ka bere tre ndeshje dhe madje edhe ndaj Laçit ne javen e pare, ndonese fituam nuk eshte se ekipi ka bere paraqitjen e tij me te mire.

Edhe aty pati mangesi ne loje, ndersa ndeshjet me Teuten dhe Partizanin konfirmuar faktin qe Vllaznia ka probleme. Mua me duken me teper probleme mentaliteti dhe fizike. Vjet Vllaznia nuk i jepte shume mundesi kundershtarit per ta sulmuar.

Ai ekip shfaqte ritem gjate gjithe ndeshjeve, ndersa kete gje nuk po e shohim ne keto tre javet e para te ketij kampionati. Mendoj se merkatoja duhej te ishte bere me racionale. Nuk duhej te kishte ofruar me shume lojtare ne sulm sesa ne mbrojtje.

Ne kete repart po luajne lojtare jashte rolit te tyre. Rasti konkret eshte me Gurishten dhe Krujen ku i pari po luan ne qender dhe i dyti ne krahun e djathte, ne nje kohe qe ai eshte mesfushor. Po ashtu Diagne duket qe nuk eshte mire ne kondicionin fizik.

Edhe mesfushen e shoh me probleme, pasi i ka humbur ritmi dhe agresiviteti, ndersa sulmi eshte reparti qe ngroh me shume tek kjo Vllaznia. Per mua skuadra duhet te rritet ne mentalitet, te jete me cinike, ashtu siç ka qene ne kampionatin e fundit.

Sa i takon ndeshjes me Skenderbeun, mendoj se do te jete nje perballje e veshtire. Vllaznia e ka patur te veshtire ndaj ketij kundershtari edhe ne finalen e Kupes. Skuadra duhet te kthehet ne lojerat e veta, te mos kenaqet me rezultat minimal dhe te mbyllet prapa. Megjithate une besoj te rezultati pozitiv i Vllaznise ne Korçe”- ka thene Beqiri ne prononcimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/