Sheriff Tiraspol, kampioni i Moldavisë bëri dje surprizën e madhe në Champions League, duke mposhtur 1-2 Realin e Madridit në grupe. Tanimë moldavët janë në krye të grupit D, duke shokuar Galaktikët në minutën e fundit të ndeshjes.

Kampionët e Moldavisë kaluan nga Teuta për në grupet e Champions, duke I mposhtur dy herë durrsakët në fazën kualifikuese. 0-4 në “Niko Dovana” dhe 1-0 në Moldavi fitoi Sheriff, ndërsa pas fitores me Real ka reaguar edhe Edi Martini.

Trajneri i Teutës bën elozhe për Sheriff, duke treguar se kush mposht Teutën ecën përpara. “Nuk e kam thënë por po e them, vetëm kush na mund neve mund të eci përpara”, shkruan Martini.

Ecuria e Sheriff Tiraspol ne fakt eshte shembulli per t’u ndjekur edhe nga ekipet shqiptare per te shkuar drejt suksesit. Nje investim i bere ne kohe dhe qe tashme po jep frutet e veta me suksese te jashtezakonshme edhe ne arenen nderkombetare.