Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO/ Dele Ali thyen karantinën me të dashurën Rubi Mae, tërbohet Murinjo

FOTO/ Dele Ali thyen karantinën me të dashurën Rubi Mae, tërbohet Murinjo

Ylli i Totenhemit, Dele Alli, ka thyer për dy ditë karantinën pasi Premier Liga u ndërpre prej epidemisë së Koronavirusit. 23-vjeçari është parë në klubet e natës së Londrës i shoqëruar nga e dashura e tij Rubi.

Talenti i Zhoze Murinjos e ka shijuar fundjavën në zonën VIP të klubeve më të mira të kryeqytetit, madje është parë edhe nën shoqërinë e futbollistëve të tjerë, Kajl Uoker dhe Rijad Mahrez të Mançester Sitit dhe Xhejms Medison dhe Ben Çiluell të Lestërit.

Dele Ali, i cili fiton 100 mijë paund në javë, është mes qindra futbollistëve të Premier Ligës, i cili është urdhëruar që të qëndrojë në shtëpi me kampionatin që është ndërprerë deri më 30 prill prej Koronavirusit.

Futbollistët nuk shkojnë në qendrat e tyre stërvitore, por u është dhënë një program specifik stërvitor për ta ndjekur nga shtëpia. “Është një çmenduri që gjëja e parë që këta futbollistë bëjnë kur futbolli ndërpritet është që dalin në një klub nate.

Ai u largua në orën 03:37 me të dashurën e tij Rubi Mae dhe disa miq”, tha një burim i pranishëm në klub për “The Sun”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments