Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ 'Destinacioni i ardhshëm… ', futbollisti i Vllaznisë ngre pikëpyetje mbi largimin...

FOTO/ ‘Destinacioni i ardhshëm… ‘, futbollisti i Vllaznisë ngre pikëpyetje mbi largimin nga shkodranët

Pasi zhvilloi një sezon fantastik duke u renditur e dyta në kampionat dhe duke fituar Kupën e Shqipërisë, klubi i Vllaznisë ka nisur punën për të afruar lojtar të rinj por dhe të ruaj bazën e skuadrës së vjetër.

Por si duket në shtëpinë e shkodranëve nuk do të ketë vetëm afrime, por dhe largime.

Një fakt të tillë e ka paralajmëruar, mbrojtësi Dajan Shehi i cili ka postuar një fotografi në ‘’Instagram’’ me mesfushorin Herald Marku ku i shkruan ‘’Destiacioni i ardhshëm vëlla…’’, duke hedhur dyshime të mëdha mbi të ardhmen e 25 vjeçarit.

Ndërkohë pak ditë më parë ”Panorama Sport”, zbuloi se Partizani i kishte bërë një ofertë mesfushorit të cilin e sheh si zëvendësuesin e Çinarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments