Vllaznia do te luaje te dielen ndaj Laçit sfiden e javes se 19-te te kampionatit dhe padyshim qe objektivi i saj do te jete fitorja. Nese do te ndodhte kjo atehere gjerat do te futeshin ne rrugen e duhur per te sa i takon pretendimeve ne kampionat.

Per skuadren shkodrane lajmi me i mire ne kete pragndeshje eshte rikthimi i futbollistit brazilian Victor da Silva. Ndaj Kastriotit ai mungoi per arsye pezullimi me kartona dhe nderkohe tashme do te jete i gatshem per trajnerin Brdariç.

Ky futbollist eshte shume i rendesishem per Vllaznine, por nga ana tjeter, eshte kthyer ne njefare menyre ne makth per Laçin kete sezon. Kjo sepse ne te dy ndeshjet e luajtura, ai i ka shenuar kurbinasve.

E ka bere kete gje ne ndeshjen e pare te kampionatit duke shenuar njerin nga golat e fitores 5-3, nderkohe qe ne ndeshjen e javes se 10-te, shenoi te vetmin gol qe i dhan fitoren 1-0 Vllaznise ndaj Laçit.

A do te jete e treta e verteta serish me Da Silven per te shenuar ne porten e Laçit? Kjo mbetet per t’u pae. E rendesishme eshte qe ai te jape kontributin e tij per fitoren e Vllaznise ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/