Zerat qe qarkullojne se fundi per interesim te skuadrave te huaja per mbrojtesin e Vllaznise konfirmohen edhe nga vete mediat e ketyre vendeve.

Esin Hakaj duket se ka fansa edhe në Hungari. Mëngjarashi i Vllaznisë po zhvillon sezonin e dytë të shkëlqyer në Superligë, duke pasur admirues tanimë edhe në Europë.

Mediet në Hungari tregojnë se 25 vjeçari po ndiqet me interes nga Kisvarda dhe Akademija Puskas. “Csakfoci” tregon se Hakaj është një pikë kryesore te Vllaznia, duke luajtur në 43 ndeshje sezonin e fundit dhe pas Zogovic është lojtari i dytë me më shumë minuta.

Duket se Hakaj mund të bashkohet me Prengën dhe Asanin te Kisvarda, ndërsa alternativë është edhe Akademija Puskas. Deri në këto momente asgjë zyrtare, me drejtuesit e Vllaznisë që duan të rinovojnë me mbrojtësin e majtë.