T

Trajneri Nevil Dede, duke komentuar fitoren e Vllaznisë ndaj Partizanit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se priste më shumë nga të kuqtë.

Në analizën e tij, Dede tha se si rrallë herë te Partizani ka pak muskuj. Ai tregoi edhe diferencat mes dy akuadrave:

Krymi mori meritën e trajnerit për atë që bëri. Të njëjtën gjë mund të bënte edhe Mala, për të barazuar dhe të shënonin. Këto ishin diferencat mes skuadrave. Prisja më shumë nga Partizani,

Vllaznia nuk vodhi asgjë. Murataj u fut por nuk kishte asnjë funksion. Vertikalizimet ishin shumë të pakta. Mustën nuk e pashë fare.

Pas fitores së javës së kaluar, unë e thashë që Partizani kishte fatin me vete. Disa lojtarë nuk po japin atë që pritet. Marku mund të bëjë më shumë dhe mund ta ndihmojë më shumë këtë skuadër. Partizani si rrallë herë, këtë sezon ka pak muskuj.”, deklaroi Dede