Ish-futbollisti Ermal Tahiri në “Skaner” në MCN TV, u shpreh se asnjë mbrojtje e kampionatit nuk e ka frikë sulmin e Partizanit.

Ai duke komentuar ndeshjen e fundit, tha se Vllaznia bënte presing të lartë ndaj Partizanit sikur po luante me Kastriotin.

“Partizani nuk ka në mesfushë lojtarë që të ndihmojnë sulmin. Pritet për Kaçen, por ne nuk e shikojmë. Ne presim të ngrihet, por mbaron kampionati.

Te Partizani nuk ka golashënues. Vetëm Cara, Mala nuk shënon, Stenio Junior është vetëm për penallti. Kush do i shënojë golat?!

Asnjë mbrojtje e kampionatit nuk ka frikë nga sulmi i Partizanit. Vllaznia ka bërë një presing të lartë sot ndaj Partizanit, sikur luante me Kastriotin.”, u shpreh Tahiri.