Vllaznia priti Partizanin në Loro Boriçi mirëpo, përveç “luftës” sportive në fushë, skuadrat menduan edhe për të dhënë një mesazh të veçantë para se të nisë loja.

Kështu, të dyja ekipet zbriten në fushë me një bluzë speciale ku bie në sy fjalia “burrat dinë me dashtë”, ndërsa theksi vendoset te luftimi i një fenomeni negative si dhuna në familje.

Një mesazh i bukur për t’u shpërndarë dhe për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare. Nje veprim i tille eshte bere ne kuader te fushates sensibilizuese qe eshte ndermarre ne kuader te Diteve te aktivizimit kunder dhunes ne familje.

Kesaj inisiative iu bashkuan futbollistet e te dy ekipeve dhe arbitrat e ndeshjes te cilet treguan se “djemte dhe burrat jane kunder dhunes, jane pro jetes, pro komunikimit, pro dashnise”.