Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke folur për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila u fitua nga shkodranët, tha se të kuqtë janë të limituar në sulm. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho u shpreh se Partizani i dha shenjat që në ndeshjen me Skënderbeun.

“Të vjen keq, që duke parë statistikat. Goditjet e këndit ishin në pjesën e parë 0-6 në favor të Partizanit. Gjynah që nuk gjetën gol. Nuk pamë një skemë apo gjë tjetër. Të vjen keq, sepse Partizanit i rikthehen fantazmat e fazës së parë.

Latifi dhe Kaçe, mund të shikojmë diferencë. Nga njëra anë shikojmë njërin që vetëm shënon çdo javë, ndërsa në krahun tjetër për Kaçen vazhdojnë të presin te Partizani.

Alternativat te Partizani janë të limituara në sulm. Murataj u fut si sulmues i dytë. Shenjat Partizani i dha që në ndeshjen me Skënderbeun.

Një lojtar që çedon në pjesën e dytë me Skënderbeun, nuk mund të jetë në formë për 3 ditë. Disa lojtarë çeduan në mesfushë, të cilët duhet të pushonin këtë mesjavë.”, tha Xhixho.