Stadiumi i ri në kryeqytet që do të mbajë emrin “Air Albania” ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme në Meksikë. Kështu të paktën pretendon e përditshmja spanjolle “AS” e cila në versionin e saj për Meksikën ka shkruar për impiantin i cili sapo është hapur në kryeqytetin shqiptar.
Impianti në fjalë është ai që mban emrin “Nemesio Diez” dhe i përket skuadrës së Toluka në Meksikë. “Ekipi i Toluka dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndajnë stadiume shumë të ngjashëm.
“Nemesio Diez” dhe “Air Albania Stadium” kanë pamje të brendshme dhe të jashtme thuajse të ngjashme”, shkruan versioni online i të përditshmes spanjolle për Meksikën duke hedhur edhe fotot e fundit nga stadiumi në kryeqytetin shqiptar.
Aty saktësohet se stadiumi i klubit meksikan është me një kapacitet prej 30 mijë vendesh, ndërsa ai shqiptar vetëm 22500 dhe do të hapë dyert për publikun në javën e ardhshme për ndeshjen kundër Francës.
Në vijim janë fotot e stadiumit “Nemesio Diez’ dhe mund të gjykoni vetë nëse e përditshmja spanjolle kishte të drejtë apo jo për ngjashmërinë mes dy impianteve. /vipsport/