Ende nuk ka një datë për rifillimin e Serie A por klubet të paktën kanë marrë vendimin që të stërviten në grup.

Përpara se të zbresin në fushë, stafi, lojtarët dhe anëtarë të klubit të SPAL-it i janë nënshtruar dy herë testeve për Covid 19.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha së bashku me pjesëtarët e tjerë kanë dalë negativ dhe do të vijojnë të qetë stërvitjen.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka paralajmëruar se më 28 maj do të ketë një takim tjetër dhe pritet që të vendoset se kur mund të rikthehen ndeshjet në Serie A.