Aktualisht, ashtu si në të gjithë kampionatet e tjerë veç Bundesligës, edhe në Turqi futbolli është i stopuar prej koronavirusit.

Mirëpo, kjo nuk i ndalon klubet të vazhdojnë punën për projektet e tyre mbi sezonin e ardhshëm, apo edhe për atë aktualin. Një rast i tillë vlen për Fenerbahçen, aty ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi.

Klubi turk është prej muajit mars pa trajner dhe drejtuesit po punojnë për të sjellë një emër të njohur, në mënyrë që t’i japë një tjetër shtysë skuadrës. Emri në qarkullim është ai ish-trajnerit të Milanit, Viçenzo Montela.

Në rast se bisedimet shkojnë në rrugën e duhur, Muriqi mund të kishte bashkëpunim të ngushtë me një ish-sulmues si Montela i cili mund t’i mësojë më shumë rreth zanatit dhe gjithashtu mund t’i ndryshonte mendjen 26-vjeçarit për të mos u larguar nga Turqia. /VipSport.al/