Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREErald Çinari e mbyll në Arabinë Saudite, mund të rikthehet për të...

Erald Çinari e mbyll në Arabinë Saudite, mund të rikthehet për të luajtur në Superiore

Sulmuesi shkodran Erald Çinari ka njoftuar sot përmes një postimi se e ka mbyllur aventurën e tij në Arabinë Saudite me ekipin Al-Jabalain. “Faleminderit”, është fraza në postimin e tij, shoqëruar edhe me një video të golave të shënuar me këtë skuadër.

Pas një viti në Arabinë Saudite, nuk përjashtohet “pista” e rikthimit në Shqipëri për 29 vjeçarin. Vllaznia mund të jetë një opsion sepse edhe verën e kaluar trajneri Martini i bëri ofertë për t’u veshur kuqeblu, por ai kishte plane të tjera.

Megjithatë, e sigurtë është se ofertat në adresë të tij nuk do të mungojnë nga brenda dhe jashtë vendit, por gjithsesi mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments