Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa pamje nga ndeshja e kësaj fundjave në grupin B të Kategorisë së Parë, mes Orikut dhe Tomorit.

Takimi i luajtur në stadiumin e Orikumit, kishte si refren kryesor, baltën dhe llucën, ku shkelnin futbollistët. Si të mos mjaftonte gjendja skandaloze e fushës, vijnëedhe shqelmat dhe grushtet, por gjyqtari nuk e nxjerr kartonin e kuq sepse ka harruar atë në dhomën e zhveshjes. Më poshtë, statusi dhe pamjet nga Artan Hoxha.

STATUSI I ARTAN HOXHËS

Futboll bio shqiptar, adrenalina ne maksimum…
Kategoria e pare, java e 13-te, grupi B.

ORIKU i Orikumit vs TOMORRI Beratit 1-0

Ndersa ne ekranet e tv-ve shqiptare sapo kane nisur emisionet sportive te se dieles mbrema me kronikat e bukura te superliges, komentet dhe analizat e specialisteve, po sjell dy video dhe foto ekskluzive te kategorise se pare te organizuar nga FSHF. Mbase ju kam mesuar keq duke u sjell video nga ndeshje champions league kohet e fundit, me Barcelone, Real, Juventus apo Manchester United, por ndeshje si kjo ju siguroj qe nuk keni pare ne ekranet tona sepse kamerat e supersport nuk shkojne kurre aty.

Spektakel i papare, ne nje bilete ndeshje futbolli, ke brenda edhe shume sporte te tjera, karate, kickboxing, madje dhe vaterpol.
Ne gjysmen e ndeshjes eshte krejt erresire, gati ka rene nata, sepse FSHF i nis ndeshjet ne oren 14.00 ne mes te dhjetorit.

Topi mezi dallohet, fusha eshte kthyer ne kenete, vijat kufizuese te fushes u zhduken qe ne nxemje dhe gjyqtaret vendosin me hamendje. Shqelma, grushte me shumice por gjyqtari e ka harruar kartonin e kuq ne dhomat e zhveshjes, jeten e jep po kartonin e kuq se jep….
e megjithate me variantin taktik “bjeri ti bjem” Oriku i mori 3 pike….

Dhe kryekomentatori me taborrin e komentatoreve qe hyjne ne stadium gjithnje pa bilete, do vazhdojne te na e shesin sapunin per djathe, pra do mbrojne “produktin” alla FSHF qe ecen perpara nga fitorja ne fitore…