Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO/ Gjermania priste nder nga Spanja, mediat spanjolle “ironizojnë”: DANKE ALEMANIA

FOTO/ Gjermania priste nder nga Spanja, mediat spanjolle “ironizojnë”: DANKE ALEMANIA

Pritej që Spanja t’i bënte një nder Gjermanisë por ndodhi krejt e kundërta. Spanja u mposht në ndeshjen e fundit nga Japonia 1-2 me përmbysje por iberikët u kualifikuan me ndihmën e golavarazhit dhe mbyllin grupin në vendin e dytë.

Pavarësisht se nuk arritën vendin e parë, rruga drejt finales është më e lehtë në letër kështu pasi La Rojan e pret Maroku në fazën tjetër e jo Kroacia, gjithashtu shmangin një përballje të mundshme me Brazilin në cerekfinale. Nga ana tjetër, Gjermania e mbyll për herë të dytë rresht Kupën e Botës që në fazën e grupeve.

Mediat në Spanjë kanë hapur faqet e para të gazetave me falenderime ndaj Gjermanisë për fitoren ndaj Kosta Rikës. Falenderime që duken në formë ironie teksa gazeta prestigjoze “AS” shkruan në gjermanisht: DANKE ALEMANIA (Faleminderit Gjermani).

Ndërsa media tjetër e njohur, MARCA shkruan se Gjermania tashmë merr rrugën me nder. Kjo ditë nuk do të harrohet lehtë për tifozët gjerman.

Faqja e parë e gazetës MARCA:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments