Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIFOTO/ Gjika ironizon Flamurtarin: Falë humbjes së Vllaznisë, mbijetoi edhe këtë vit...

FOTO/ Gjika ironizon Flamurtarin: Falë humbjes së Vllaznisë, mbijetoi edhe këtë vit në Superiore

Në fillimin e këtij sezoni, Flamurtari u projektua për të qenë një nga klubet që do të luftonte për të qenë sa më lartë në renditjen e Superiores.

Vlonjatët e krijuan këtë iluzion për pak kohë, teksa ishin duke rivalizuar me Skënderbeun.

Megjithatë, Flamurtari kaloi një krizë rezultatesh dhe ka rrezikuar paksa për një moment edhe një luftë me mbijetesën.

Tashmë ekipi vlonjat është vetëm 2 pikë larg Kamzës dhe Teutës, që janë ende në vallen e mbijetesës.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, ish-kreu i Bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht ish-president i klubit Flamurtari, Shpëtim Gjika ka ironizuar me klubin vlonjat, duke thënë se pas humbjes së Vllaznisë, mund t’i gëzohen mbijetesës edhe këtë sezon në Superiore. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments