Skuadra e Vllaznisë u mund sot 2-0 nga Partizani dhe është me një këmbë në Kategorinë e Parë, pasi ndodhet në vend të parafundit në renditje, me 38 pikë, 5 më pak se kundërshtari më i afërt.

Pas kësaj humbjeje, ka reaguar dhe gazetari i njohur, Artan Hoxha. Nëpërmjet një statusi në Facebook, gazetari ka thënë se rënia e Vllaznisë ishte e planifikuar, madje këtë deklaratë ai e ka dhënë që në muajin shkurt.

“A e mbani mend?! Mos me thoni qe e keni harruar!!! Ju pata thene qe me 7 shkurt 2018, diten kur bosi i mafia-s, me falni bosi i FSHF-se Don Duka sapo mori mandatin e peste, per ironi te fatit dhe me voten demokrate te Vllaznise.

Keqardhje pafund dhe nje turp i madh per futbollin shqiptar. Skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar rrezohet nga kategoria bash ne 100 vjetorin e themelimit te saj. Historia e futbollit shqiptar nuk shkruhet me ne fushe por ne tavolinat e FSHF-se.

Dhe mos me thoni qe nuk ju paralajmerova, … bie Vllaznia e madhe dhe historia e saj, ngjitet Kastrioti i Krujes… respekte shkodrane, historine tuaj nuk ka FSHF qe e erreson…”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Kujtojmë që në muajin shkurt të këtij viti, Hoxha deklaroi se ekipi i Vllaznisë do të bjerë nga Kategoria.

“Jeta vazhdon, FSHF ka plote ndeshje perpara per te kurdisur…

Ta gezojme Don Duken, dhe ne fund te majit prisni te dale nga Kategoria Superiore skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar, Vllaznia…vendin e saj e ze Kastrioti i Krujes…

Kampionati vazhdon jane dhe shume ndeshje per tu kurdisur…”, ka deklaruar Hoxha në muajin shkurt.