Vllaznia është me një këmbë e rrëzuar në Kategorinë e Parë, por talentet e saj nëpër skuadrat e tjera apo edhe më larg në Europë, vazhdojnë shkëlqejnë.

Rubin Hebaj, i larguar sezonin e kaluar nga shkodranët, për tek sllovënet e Domzales, ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Aliminij.

Ai u fut në fushë në minutën e 62-të, dhe në të 77-tën shënoi golin e dytë, për të rikthyer avantazhin tek ekipi i tij, dhe për të vulosur shifrat 1-2 të ndeshjes.

Rubin Hebaj nuk ka patur shume minuta gjate ketij sezoni te pare me kete skuader megjithate ka arritur ta thote fjalen e tij ashtu si duhet.