Barcelona dhe La Liga në Spanjë janë përfshirë në një tjetër betejë mes tyre ku në qendër të vëmendjes është talenti i katalanasve, Gavi.

Klubi katalanas i kishte dërguar një kërkesë ligës spanjolle për të vlerësuar kontratën e re të Gavit dhe për të dhënë dritën jeshile për federimin e tij në merkaton e janarit si pjesëtar të ekipit të parë të Barcelonës, si dhe me kushtet e reja financiare.

Por përtej shpresave të Barçës për të federuar kontratën e re të Gavit, përgjigjja nga La Liga ka qenë negative.

Nga letërkëmbimi mes La Ligës dhe Barcelonës, ajo i ka bërë me dije klubit katalanas dhe kushtet ekonomiko-financiare të Barçës nuk i mundësojnë asaj federimin e kontratës së re të Gavit.

Për rrjedhojë, Gavi do të vazhdojë të trajtohet me të njëjtat kushte financiare deri më 30 qershor, me shpresën se nga ushtrimi financiar i Barçës, klubi do të marrë dritën jeshile nga La Liga për të proceduar. Regjistrimi i Gavit ishte një nga prioritetet që Barça kishte vendosur për këtë merkato të janarit.