Darko Bulatoviç pritet që të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Egantias. Pas afro dy muajsh shkëputje malazezi i qendrës së majtë të mbrojtjes pritet që të rikthehet në fushën e lojës.

Një rikthim i tillë pritet që të rrisë edhe më shumë konkurrencën në skuadër. Për më tepër kjo pasi u rikthyen nga dëmtimi dhe po ashtu u hodhën në fushë emra të rëndësishëm si Latifi dhe Boshnjaku.

Të dy futbollistët kosovarë patën minutat e tyre, ku fantazisti tregoi shumë nga klasi i tij në 25 minuta aktivizim. E ndërsa për Boshnjakun vetëm u ngrohën muskujt, pasi zbriti në fushë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Në këtë pikë ku ka shkuar kampionati dhe me Vllazninë që lufton në dy fronte, një fakt i tillë e ngroh trajnerin kuqeblu. Që me gjithë grupin nën dispozicion mund të ketë më shumë opsione, e po ashtu mund të jetë më i qetë në zgjedhjet që mund të bëjë.