Dita e pare e kampionatit Ballkanik qe ka nisur sot ne Antalia te Turqise, ka nisur ne menyren e duhur per boksieret e kombetares shqiptare. Nga kater prej tyre qe jane ngjitur ne ring, kane fituar tre duke fituar kesisoj te drejten per te qene ne zonen e medaljave.

Keshtu, boksieri shkodran Arjon Kajoshi ne ndeshjen e peshes 75 kg eshte ndeshur me nje boksier kroat dhe ka fituar ndaj tij duke kaluar tashme ne gjysmefinale.

Po ashtu, boksieri Alban Beqiri ka arritur te fitoje ndaj nje boksieri nga Rumania ne ndeshjen e peshes 69 kg dhe kesisoj edhe ai eshte kualifikuar per ne turin gjysmefinal.

Te njejtin sukses ka arritur edhe Indrit Laçi ne ndeshjen e peshes +91 kg duke fituar perballe nje boksieri nga Serbia. Nga ana tjeter, e vetmja humbje kete dite ka qene ajo e shkodranit Albert Kapaj.

Ne perfundim te dites se pare, Beqiri, Kajoshi dhe Laci me fitoret e sotme jane futur ne zonen e medaljeve. Tashme mbetet per t’u pare nese do te mjaftohen me medaljet e bronzta apo do te synojne te argjendtat dhe te artat. Kjo do te vendoset ne ndeshjet e diteve te ardhshme.
www.shkodrasport.com