Kur pritej që Shqipëria të synonte një fitore me goleadë, për të synuar një vend në Ligën B, ndodhi krejt e kundërta dhe kuqezinjtë kapitulluan me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Skocisë.

Kjo humbje, ka bërë bujë të madhe në mediat e ndryshme, duke qenë se Skocia vinte në këtë takim, me plot 9 mungesa nga të cilat, 6 titullarë në takimin e parë.

Mediat angleze dhe ato skoceze, e kanë konsideruar si një sukses të bujshëm fitoren e Skocisë dhe një hap të sigurt drejt promovimit për në Ligën B, aty ku ndodhen disa nga ekipet më të mira.

Megjithatë, skocezët vazhdojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë, duke qenë se provën e fundit e kanë në datën 20, në takimin e dytë ndaj Izraelit, aty ku do të synohet kualifikimi për në “Play Off” dhe kalimi në Ligën B. /VipSport/