Pak ditë më parë, klubi shkodran publikoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin e mirënjohur, Mirsad Jonuz. Madje, sipas drejtuesve të klubit, së shpejti do të niste punën për ndërtimin e një Vllaznie kompetitive.

Trajneri ka qenë sot në Shkodër dhe është pritur nga administratori Suad Lici, ku të dy së bashku kanë drekuar dhe duken në humor mjaft të mirë.

Mirsad Jonuz pritet që të nisë nga puna që sot për të hedhur “themelet” e një Vllaznie me ambicie në futbollin shqiptar në sezonin e ardhshëm!/visport/