Ish-mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, ka komentuar situatën e re te kampionët e Italisë.

Prej kohësh “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Massimiliano Allegrit.

“Njerëzit mendojnë që do të emërohet Sarri, por një vendim ende nuk është marrë dhe atje ka shumë emra që janë duke u përfolur”, ka deklaruar Barzagli.

“Nuk e di se çfarë situate është te Juventus, por kam dëgjuar Guardiolën dhe është mirë për të ëndërruar. Pas së gjithash, askush nuk besonte as vitin e kaluar kur Ronaldo erdhi, por ëndrrat u bënë realitet. Mbetet të shihet kur klubi të bëjë njoftimin”, vijoi ai.

“Allegri ka punuar nën presion përgjatë këtyre pesë viteve dhe është kritikuar shumë, por ai bëri punë të mirë dhe vazhdojë stilin fitues të nisur nga Conte”, përfundoi Barzagli.