Portugalia është përfaqësuesja e parë që kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve, por mbrëmjen e djeshme të gjithë vëmendjen e mori Cristiano Ronaldo.

CR7 u tregua fantastik duke shënuar 3 gola në një ndeshje kaq shumë të rëndësishme për përfaqësuesen portugeze.

Në një moment të ndeshjes, Kevin Mbabu i Zvicrës e kuptoi se çfarë do të thotë të përballesh me kapitenin e Portugalisë, pasi që ai mbeti i shtrirë në tokë pas një driblimi fantastik të Cristiano Ronaldos.

Në fillim një finte në fundore, dhe Mbabu rrëshqet, më pas çohet, por Ronaldo kishte menduar diçka akoma më “hutuese”.

Një ‘tunel’ poshtë këmbëve të zviceranit, dhe më pas del i vetëm duke krosuar për shokët e skuadrës.

Në videon më poshtë shikoni si tallet Ronaldo me mbrojtësin e Zvicrës.