Thursday, June 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia zyrtarizon largimin e një tjetër futbollisti: Faleminderit Eslit Sala!

Vllaznia zyrtarizon largimin e një tjetër futbollisti: Faleminderit Eslit Sala!

Kishte disa ditë që ishte mbyllur, por sot ka ardhur zyrtarizimi edhe nga vetë klubi shkodran. Përmes një postimi të bërë në faqen e tij, është njoftuar mbyllja e bashkëpunimit pas tre vitesh me futbollistin Eslit Sala. Pas tre vitesh me këtë skuadër, tashmë mesfushori 26 vjeçar do të mendojë të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Ja postimi i KF Vllaznia për largimin e rradhës:

“Faleminderit, Eslit Sala!

Rrugëtimi yt me fanellën kuqeblu mbyllet, por kontributi dhe përkushtimi yt do të mbeten pjesë e Vllaznisë.

Klubi të falënderon për profesionalizmin, sakrificat dhe çdo minutë të dhënë në fushën e lojës, duke mbrojtur me dinjitet ngjyrat e Vllaznisë.

Të urojmë suksese në çdo hap të karrierës dhe të ardhmes tënde.

Faleminderit për gjithçka dhe suksese, Eslit!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments