Andi Lila, në një foto të shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” është bërë nostalgjik kur ishte kapiten i Besës së Kavajës. Takimi ishte kundër Vllaznisë në Superiore.
Për fat të keq, pas 14 vitesh, këto skuadra luajnë përsëri në një kategori, por në të parën dhe jo në elitën e futbollit shqiptar, Superiore.
Besa prej disa sezonesh militon në Kategorinë e Parë, por këtë sezon, deri më tani janë në rrugën e duhur për t’u rikthyer përsëri në elitën e futbollit shqiptar.
Në krahun tjetër edhe Vllaznia nuk luan në Superiore, pasi ka rënë në fundin e viti të shkuar futbollistik. Skuadra e drejtuar nga Hasan Lika udhëheq Grupin B të së Parës dhe është mëse e vendosur për t’u ngjitur përsëri aty ku e ka vendin, pasi është një nga skuadrat më me peshë të futbollit vendas, ashtu sikurse edhe Besa./newsport/