Armin Kllari, një nga idhujt e tifozerisë shijakase është rikthyer dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Gentian Stojku për pjesën e dytë të sezonit. Kllari është një futbollist me eksperiencë dhe që ka një kontribut të çmuar në radhët e skuadrës së Erzenit.

Por, nuk është vetëm Kllari. Edhe Rigers Balliu që u dëmtua në shtator e ka kaluar dëmtimin dhe është bashkuar me skuadrën në stërvitje. Balliu, gjithashtu do të jetë një forcë më shumë për skuadrën e Stojkut që do të synojë të rivalizojë me Vllazninë në pjesën e mbetur të sezonit.

Erzenit i është larguar Jurgen Goxha i cili i ka prishur shumë punë në mbrojtje, por edhe Kabiru në sulm, të dy titullarë. Shijakasit janë në merkato dhe synojnë që të bëjnë edhe ndonjë goditje deri në limite.

Ndeshja e se shtunes ndaj Vllaznise konsiderohet e rendesishme per ta dhe nje fitore ndaj Vllaznise, i rifut seriozisht ne vallen e pretendimeve per te shkuar ne Superlige.