Pas fitores së djeshme 1-0 kundër Partizanit, Erzeni nuk ka humbur kohë duke zbritur menjëherë në fushë.

Shijakasit janë surprizuar në seancën e radhës teksa kryetari i Bashkisë, Elton Arbana vizitoi ekipin. Ai përgëzoi lojtarët për arritjen ndaj të kuqve.

Lajmi bëhet me dije në rrjetet sociale, ku krahas fotos shkruhet: “Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana vizitoi skuadrën në seancën e sotme stërvitore.

Arbana përgëzoi skuadrën për rezultatet pozitive në këto katër javë kampionat”. Kujtojmë që Erzeni gjendet në vendin e dytë të renditjes së Superiores me 1 pikë më pak se Partizani kryesues.