Thursday, April 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO- LAJM/ I gjithë stafi i Teutës mbrëmë në 'Air Albania' për...

FOTO- LAJM/ I gjithë stafi i Teutës mbrëmë në ‘Air Albania’ për të vëzhguar Vllazninë

Vllaznia do të luajë ndeshjen e rradhës për kampionat të dielën në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Teutës. Kuptohet që objektivi nuk do të jetë tjetër përveç fitores edhe në këtë përballje për të ruajtur në këtë mënyrë kreun e renditjes.

Por kuptohet që nuk do të jetë aspak e lehtë. Teuta ndonëse duket se ka dalë jashtë pretendimeve për “Final 4”, sipas informacioneve që vijnë nga Durrësi e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen në Shkodër. Krejt ndryshe nga ajo e para pak ditëve në Vorë.

Për ta vërtetuar këtë gjë një tjetër argument është edhe prania e të gjithë stafit teknik të skuadrës bregdetare në ndeshjen e djeshme të Vllaznisë për kupë ndaj Dinamo. Siç shikohet edhe nga fotoja ekskluzive e siguruar nga “Shkodra Sport”, në të janë trajneri Enkeleid Dobi, zëvendëstajneri Bledar Hodo dhe sekretari i klubit Enid Furxhi duke hyrë në stadiumin “Air Albania”.

Ato fare mirë mund ta kishin ndjekur ndeshjen edhe nga TV, por kanë preferuar ta shohin “LIVE” kundërshtarin e tyre të rradhës në stadium. Tashmë mbetet për t’u parë nëse atyre u ka vlejtur kjo rrugë për në Tiranë apo jo. Një gjë është e sigurtë: Ajo që Vllaznia e ka marrë shumë seriozisht këtë ndeshje.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments